Liverpool tenton transferimin e talentit të Bayern Munich

Ryan Gravenberch pritet të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Liverpoolit për edicionin e ri. “Sky Sports” ka njoftuar të martën se Liverpooli ka arritur marrëveshje me Bayernin për transferimin e Gravenberchit, i cili do të zyrtarizohet muajin tjetër. Mësohet se Liverpooli është pajtuar të paguajë rreth 40 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili […]

Liverpool tenton transferimin e talentit të Bayern Munich

Ryan Gravenberch pritet të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Liverpoolit për edicionin e ri.

“Sky Sports” ka njoftuar të martën se Liverpooli ka arritur marrëveshje me Bayernin për transferimin e Gravenberchit, i cili do të zyrtarizohet muajin tjetër.

Mësohet se Liverpooli është pajtuar të paguajë rreth 40 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili me ekipin anglez do të firmos kontratë pesëvjeçare me opsionin e vazhdimit.

Gravenberch kishte kërkuar largimin nga Bayerni, pasi te skuadra gjermane nuk pati hapësirë të mjaftueshme edicionin e shkuar.

Në 33 ndeshje të luajtura, Gravenberch shënoi 1 gol dhe bëri 1 asistim në të gjitha garat për ekipin gjerman.

Ai iu bashkua Bayernit vitin e shkuar nga Ajaxi dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.