Luiz Ejlli: Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm

Ngjarjet e djeshme dhe tensionet në veri të Mitrovicës kanë tronditur të gjithë. Një polic i Kosovës mbeti i vrarë në krye të detyrës gjatë të dielës së 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit. Krahas reagimeve për ngjarjen tragjike që erdhën nga lider politik si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, njëjtë kanë vepruar edhe shumë yje […]

Luiz Ejlli: Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm

Ngjarjet e djeshme dhe tensionet në veri të Mitrovicës kanë tronditur të gjithë.

Një polic i Kosovës mbeti i vrarë në krye të detyrës gjatë të dielës së 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.

Krahas reagimeve për ngjarjen tragjike që erdhën nga lider politik si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, njëjtë kanë vepruar edhe shumë yje të estradës shqiptare.

Mes tyre edhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, i cili në një postim në InstaStory shprehu ngushëllime për familjarët e të ndjerit.

Artisti nga Shkodra tutje tha se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë vetëm.

“Pavarësisht se sot kisha një ditë plot ngjarje dhe ndava me ju momente të këndshme për mua, nuk mund të lë në harresë e pa kthyer sytë nga Kosova jonë. Sot u vra një polic, baba i tre fëmijëve, por rrethanat e ngjarjes na vrasin në shpirt të gjithëve. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm”, ka shkruar Luizi në postim.