Lumir Abdixhiku pas takimit me emisarët: Shqetësuese, Kryeministri s’ka gatishmëri për dakordim me aleatët.

Abdixhiku pas takimit me emisarët: Shqetësuese, Kryeministri s’ka gatishmëri për dakordim me aleatët. Pas takimit me emisarët Lajçak dhe Escobar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media. Ai tha se situata është shqetësuese gjendja e relacioneve që Kosova kame aleatët e saj, derisa shtoi se situata është e paqartë për shkak të munesës […]

Lumir Abdixhiku pas takimit me emisarët: Shqetësuese, Kryeministri s’ka gatishmëri për dakordim me aleatët.

Abdixhiku pas takimit me emisarët: Shqetësuese, Kryeministri s’ka gatishmëri për dakordim me aleatët.

Pas takimit me emisarët Lajçak dhe Escobar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media.

Ai tha se situata është shqetësuese gjendja e relacioneve që Kosova kame aleatët e saj, derisa shtoi se situata është e paqartë për shkak të munesës së “planit dhe gatishmërisë së kryeministrit për dakordim me aleatë tanë”.

Abdixhiku shpreson që Kurti të reflektojë, ndërsa i bëri thirrje presidentes Osmani që të jetë “më e qartë dhe më e zëshme në këtë moment kritik për Kosovën”.

“Po futemi në një situatë bukur shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj dhe të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët tanë. Në këtë fazë të Kosovës, qytetarëve tanë i mbetet të sheh dhe pasojat që mund të vijnë në relacioni i tillë, në radhë të parë nga SHBA, BE dhe NATO. Një gjendje të tillë, si LDK, e kemi të vështirë ta pranojmë, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve ne kuvend, veprimet tona do të jenë publike, por në të njëjtën kohë shpresojmë që mediat ta transmetojnë sa ma qartë të gjendjes së Kosovës sot, si gjendje e paparë për ne në këto 33 vite përpjekje për liri dhe pavarësi, dhe qytetarët e Kosovës të kuptojnë përtej popullizmit, për rrugën që kryeministri Kurti po e fut Kosovën. Unë shpresoj që ai të reflektojë dhe sërish i bëj thirrje presidentes të jetë më e qartë, më e zëshme, në këtë moment kritik për Kosovën”, tha Abdixhiku.