Deputeti Boshnjak: Sot do të votojë pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KE-së

Anëtari i Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shefi i delegacionit të Bosnjës në Këshillin e Evropës, Sasa Magazinoviq ka dhën sinjale pozitive për votonë ndaj Kosovës sot. Magazinoviq ka thënë se do të votojë në bindjen se kosovarët meritojnë mundësitë e ofruara nga KE-ja që shqiptarët dhe serbët dhe të gjithë të tjerët të […]

Deputeti Boshnjak: Sot do të votojë pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KE-së
deputeti-boshnjak:-sot-do-te-votoje-pro-kosoves-ne-asamblene-parlamentare-te-ke-se

deputeti-boshnjak:-sot-do-te-votoje-pro-kosoves-ne-asamblene-parlamentare-te-ke-se

Anëtari i Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shefi i delegacionit të Bosnjës në Këshillin e Evropës, Sasa Magazinoviq ka dhën sinjale pozitive për votonë ndaj Kosovës sot.

Magazinoviq ka thënë se do të votojë në bindjen se kosovarët meritojnë mundësitë e ofruara nga KE-ja që shqiptarët dhe serbët dhe të gjithë të tjerët të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Unë do të votoj duke u bazuar në bindjen se të gjithë qytetarët e Kosovës i meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës, që si shqiptarët, edhe serbët dhe të gjithë të tjerët më në fund të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të jetuar në një shoqëri më të avancuar demokratikisht sesa është sot dhe për të ndjerë përparim në shtetin e së drejtës”

“Vetë opinioni thotë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk paragjykon qëndrimet e shteteve anëtare individuale lidhur me statusin e Kosovë”, ka thënë Magazinoviq.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjen për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila parasheh lëvizje vetëm me leternjoftim mes dy shteteve, por që nuk po zbatohet nga ana e Bosnjës.

“Dëshiroj që Bosnja dhe Hercegovina ta konfirmojë sa më shpejt marrëveshjen nga procesi i Berlinit, e cila parasheh lëvizje vetëm me letërnjoftime në rajonin tonë, dhe në këtë mënyrë t’i afrojë qytetarët e Kosovës dhe vendit tonë, si shtetet tjera. duke përfshirë edhe Serbinë, kanë bërë tashmë”, ka shkruar Magazinoviq në Twitter.