Lushtaku: Pas shumë vite stagnim, do të vazhdojë projekti i ndërtimit të banesave për familjet e dëshmorëve

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se do të vazhdojë projekti i ndërtimit të objekteve banesore për familjet e dëshmorëve. Ai tha se kjo po bëhet për “t’i dhënë strehim komod e kushte të dinjitetshme familjeve që dhanë heronjët e tyre për lirinë e Kosovës”. “Projekti i ndërtimit të objekteve banesore i […]

Lushtaku: Pas shumë vite stagnim, do të vazhdojë projekti i ndërtimit të banesave për familjet e dëshmorëve
lushtaku:-pas-shume-vite-stagnim,-do-te-vazhdoje-projekti-i-ndertimit-te-banesave-per-familjet-e-deshmoreve

lushtaku:-pas-shume-vite-stagnim,-do-te-vazhdoje-projekti-i-ndertimit-te-banesave-per-familjet-e-deshmoreve

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se do të vazhdojë projekti i ndërtimit të objekteve banesore për familjet e dëshmorëve.

Ai tha se kjo po bëhet për “t’i dhënë strehim komod e kushte të dinjitetshme familjeve që dhanë heronjët e tyre për lirinë e Kosovës”.

“Projekti i ndërtimit të objekteve banesore i filluar vite me parë nga qeverisja jonë kushtuar familjeve të dëshmorëve të komunës së Skenderajt, pas shumë viteve stagnim, do të vazhdojë së ndërtuari, për t’i dhënë strehim komod e kushte të dinjitetshme familjeve që dhanë heronjët e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku./Front Online