Macron i shkruan Osmanit: Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes së Ohrit

Me rastin e 16-të  vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i është drejtuar me një letër me shkrim presidentes së vendit Vjosa Osmani, raporton Front Online. Përmes kësaj letre Macron ka kërkuar nga presidentja Osmani që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe tu hapet rruga zgjedhjeve […]

Macron i shkruan Osmanit: Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes së Ohrit
macron-i-shkruan-osmanit:-javet-e-ardhshme-do-te-jene-vendimtare-per-zbatimin-e-te-gjitha-dispozitave-te-marreveshjes-se-ohrit

macron-i-shkruan-osmanit:-javet-e-ardhshme-do-te-jene-vendimtare-per-zbatimin-e-te-gjitha-dispozitave-te-marreveshjes-se-ohrit

Me rastin e 16-të  vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i është drejtuar me një letër me shkrim presidentes së vendit Vjosa Osmani, raporton Front Online.

Përmes kësaj letre Macron ka kërkuar nga presidentja Osmani që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe tu hapet rruga zgjedhjeve lokale të reja në veri të Kosovës.

Macron ka paralajmëruar se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për implementimin e të gjitha dispozitave që dalin nga marrëveshja e Ohrit.

“Vendi I Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ju inkurajoj në këtë drejtim që të vazhdoni për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Sfidat për komunitetin tonë do të jenë të shumta në vitin 2024, derisa lufta e agresionit nga Rusia po vazhdon në Evropë dhe stabiliteti i Lindjes së Mesme po kërcënohet seriozisht. Në këtë kontekst shumë të pasigurt ndërkombëtar, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përbën një sfidë parësore. Javët e ardhshme do  të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve”, thuhet në letrën që Macron i ka dërguar Osmanit.