Man United mposht Sheffield Unitedin

Man United merr fitoren e radhës, mposht Sheffield Unitedin. Manchester United ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë, që është e pesta në total për këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi sonte në udhëtim ndaj Sheffield United, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit anglez, […]

Man United mposht Sheffield Unitedin

Man United merr fitoren e radhës, mposht Sheffield Unitedin.

Manchester United ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë, që është e pesta në total për këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi sonte në udhëtim ndaj Sheffield United, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bramall Lane” përfundoi me rezultatin 1:2.

Scott McTominay (28′) dhe Diogo Dalot (77′) shënuan golat e fitores për “Djajtë e Kuq”.

Për skuadrën vendase golin e vetëm e shënoi Oliver McBurnie (34′) nga pika e penalltisë.

Manchester United pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe renditet në pozitën e tetë në tabelë.

Sheffield United mbetet i fundit me vetëm një pikë.