Partitë e Danela Arsovskës dhe Stevço Jakimovskit shumë larg fitimit të deputetëve

Pas numërimit të gati 50% të votave në zgjedhjet parlamentare, të dhënat tregojnë se partitë liderë të të cilave janë Stevço Jakimovski dhe Danela Arsovska janë shumë larg nga fitimi i mandatit parlamentar, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave të KSHZ-së, pas numërimit të votave nga 1783 vendvotime (51,28%) partia politike Alternativa e Re ka fituar […]

Partitë e Danela Arsovskës dhe Stevço Jakimovskit shumë larg fitimit të deputetëve
Danella Arsovska, foto nga Facebook-u i saj zyrtar

Pas numërimit të gati 50% të votave në zgjedhjet parlamentare, të dhënat tregojnë se partitë liderë të të cilave janë Stevço Jakimovski dhe Danela Arsovska janë shumë larg nga fitimi i mandatit parlamentar, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, pas numërimit të votave nga 1783 vendvotime (51,28%) partia politike Alternativa e Re ka fituar 1614 vota, ndërsa GROM e Jakimovskit 2141 vota.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)