Chelsea fiton bindshëm ndaj Burnleyt

Chelsea regjistron fitoren bindëse ndaj Burnleyt. Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino fitoi sot në udhëtim ndaj Burnlyet, në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta Express. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Turf Moor” përfundoi me rezultatin […]

Chelsea fiton bindshëm ndaj Burnleyt

Chelsea regjistron fitoren bindëse ndaj Burnleyt.

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino fitoi sot në udhëtim ndaj Burnlyet, në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Turf Moor” përfundoi me rezultatin 1:4.

Ameen Al Dakhil (42′ autogol), Cole Palmer (49′ nga penalltia), Raheem Sterling (65′) dhe Nicolas Jackson (75′) shënuan golat e fitores për “Blutë”.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Wilson Odobert (15′).

Armando Broja në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti tërë pjesën e parë. As kësaj radhe minuta nuk pati për Arijanet Muricin te Burnley.

Chelsea pas kësaj fitore ka 11 pikë dhe tani ndodhet në pozitën e 10-të në tabelë.

Burnley është në pozitën e 18-të me katër pikë.