Flet sulmuesi që u zhduk për dy javë: Menduan se më kishin rrëmbyer, ndoshta përjetova një lloj depresioni

Emil Roback shpjegoi se çfarë ndodhi kur ai u zhduk për dy javë nga IFK Norrkoping, aty ku është i huazuar nga Milani. Sulmuesi u zhduk nga stërvitja dhe nuk mund të kontaktohej nga askush në rrethin e tij të ngushtë, duke shkaktuar një shqetësim dhe frikë të madhe se diçka e keqe i kishte […]

Flet sulmuesi që u zhduk për dy javë: Menduan se më kishin rrëmbyer, ndoshta përjetova një lloj depresioni

Emil Roback shpjegoi se çfarë ndodhi kur ai u zhduk për dy javë nga IFK Norrkoping, aty ku është i huazuar nga Milani.

Sulmuesi u zhduk nga stërvitja dhe nuk mund të kontaktohej nga askush në rrethin e tij të ngushtë, duke shkaktuar një shqetësim dhe frikë të madhe se diçka e keqe i kishte ndodhur, transmeton Express.

Pasi Norrkoping bëri një apel publik për informacion, Roback u kthye në bazë dhe i siguroi të gjithë.

Ai tani ka folur për “Aftonbladet” dhe është përpjekur të shpjegojë se çfarë e shtyu që të ikte.

“Ndjeva se koka ime nuk ishte në vendin e duhur. Më dukej sikur isha tërhequr në vetvete. Natyrisht, e di që nuk ishte gjëja më e mirë për të bërë në ato rrethana, por ja që ndodhi. Nuk ishte as kënaqësi për mua, natyrisht. E kuptoj që njerëzit mendonin se isha zhdukur dhe në fakt kjo është ajo që ndodhi. Shumë njerëz më kontaktuan për të pyetur nëse isha mirë, ose disa menduan se më kishin rrëmbyer”, tha fillimisht Roback.

“Kurrë nuk jam ndjerë kështu më parë, ndoshta ishte një lloj depresioni. Megjithatë, tani ndihem më mirë. Jam kthyer dhe do të përpiqem të bëj më të mirën nga kjo situatë për t’u rikthyer në atë që di se mund të bëj. Unë kam ende objektiva të mëdha në futboll”, shtoi ai.

20-vjeçari nga Gambia, që ka nënshtetësi suedeze, u huazua nga Milani te Norrkoping në mars të këtij viti.

Emil Roback me “Rossonerët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.