Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, gjatë pjesëmarrjes së tij në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB), që u zhvillua në Budapest të Hungarisë. Përmes një postimi […]

Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
maqedonci-ne-ministerialin-e-cedc-se-kerkon-perkrahje-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-be-dhe-nato

maqedonci-ne-ministerialin-e-cedc-se-kerkon-perkrahje-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-be-dhe-nato

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, gjatë pjesëmarrjes së tij në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB), që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.

Përmes një postimi ai bëri të ditur se poashtu ka kërkuar përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse në këtë format për realizimin e këtyre aspiratave të vendit tonë, për të mundësuar kontribut tonë më të madh për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.

“Në adresimin tim ritheksova gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë. Gjithashtu ritheksova faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zubin Potokut vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer”, ka shkruar tutje Maqedonci, njofton Klankosova.tv.