Maqedonia e Veriut as këtë vit nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2024

Maqedonia nuk do të jetë pjesë e Eurovizionit 2024, përkatësisht dy vite me radhë nuk do të dërgohet përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në eventin më popullor të muzikës, transmeton Portalb.mk. Arsyeja, si edhe vitin e kaluar, ishte e natyrës ekonomike, por edhe sepse vitin e ardhshëm shërbimi publik duhet të fokusohet në shënimin e […]

Maqedonia e Veriut as këtë vit nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2024
Pamje nga festivali i këngëve Eurovision. Foto nga Eurovision Song Contest (Facebook)

Maqedonia nuk do të jetë pjesë e Eurovizionit 2024, përkatësisht dy vite me radhë nuk do të dërgohet përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në eventin më popullor të muzikës, transmeton Portalb.mk.

Arsyeja, si edhe vitin e kaluar, ishte e natyrës ekonomike, por edhe sepse vitin e ardhshëm shërbimi publik duhet të fokusohet në shënimin e 80 vjetorit të ekzistencës së Radios së Maqedonisë dhe 60 vjetorit të ekzistencës së Televizionit të Maqedonisë.

“Radio Televizioni i Maqedonisë e informon opinionin për vendimin e marrë për mospjesëmarrje në Eurovizion vitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në Malmo të Suedisë. Ky vendim është në interesin më të mirë të qytetarëve, duke pasur parasysh se Shërbimi Publik me të gjitha kapacitetet e tij vitin e ardhshëm do të fokusohet në shënimin e jubileut të madh, 80 vjetorin e Radios së Maqedonisë dhe 60 vjetorin e Televizionit të Maqedonisë. Aktivitetet për shënimin e jubileut të madh do të zhvillohen gjatë gjithë vitit 2024. MRT do të transmetojë ngjarjen, dy mbrëmjet gjysmëfinale dhe finalen e madhe”, thuhet në njoftimin e shërbimit publik.