Maqedonia e Veriut do të ndihmohet nga Izraeli që të rritet siguria kibernetike në sistemin arsimor

Bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit në fushën e arsimit planifikon rritjen e sigurisë kibernetike në periudhën kur sistemi arsimor është duke shkuar drejt digjitalizimit, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të pranoj ndihmë nga Izraeli për intensifikimin e proceseve të digjitalizimit dhe për përmirësimin e  sigurisë kibernetike”, deklarojnë nga Ministria e […]

Maqedonia e Veriut do të ndihmohet nga Izraeli që të rritet siguria kibernetike në sistemin arsimor
Orë mësimore në hapësirat e shkollës. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk.

Bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit në fushën e arsimit planifikon rritjen e sigurisë kibernetike në periudhën kur sistemi arsimor është duke shkuar drejt digjitalizimit, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të pranoj ndihmë nga Izraeli për intensifikimin e proceseve të digjitalizimit dhe për përmirësimin e  sigurisë kibernetike”, deklarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV.

Për këtë arsye sot u takua ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, së bashku me ambasadoren izraelite, Simona Frankel. Në takimin e tyre u diskutuar edhe për mundësinë e hapjes së qendrës multimediale për kujtimin e viktimave të Holokaustit.

“Ministri Shaqiri theksoi se në kushtet kërcënimeve kibernetike gjithnjë më të shpeshta dhe gjithnjë e më të sofistikuara, është vështirë që arsimi të jetë mjedis i sigurt rezistent dhe i besueshëm digjital, dhe për këtë arsye ndihma e paralajmëruar nga Izraeli është shumë rëndësishme e cila  do të kontribuojë në mbrojtjen e shkollave, nxënësve dhe të dhënave të tyre”, sqarojnë nga Ministria.

Ndryshe, “Error, 503 Service Unavailable”, vendosen më shumë nota ndërsa regjistrohet vetëm një, çkyçje nga sistemi dhe kyçje e sërishme, vështirësi në përgatitjen e raporteve për sukses dhe performancës së sjelljes. Këto janë vetëm një pjesë e problemeve me të cilat përballen mësimdhënësit këto ditë gjatë vendosjes së të dhënave në ditarët elektronik. Tash më disa vite nuk ka ditarë të shkruar, ndërsa ato elektronik janë vendi i vetëm ku shkruhen të gjitha përmbajtjet – nota, mungesa, përgatitje ditore, raporte nga ekskursionet e realizuar etj.

Në lidhje me këtë problem, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë se, këtë verë do t’i testojnë softuerët e ri, që të mund t’i lëshojnë në përdorim nga viti i ardhshëm shkollor.

“Me mbështetje nga BE, përmes fondeve IPA, që nga viti i kaluar filluam një proces të përpunimit të një sistemi të ri EMIS dhe ditar të ri elektronik. Ai proces është një fazë përparimtare, përkatësisht gjatë verës do të bëhet testim i zgjidhjeve të reja softuerike nga ana e MASH-it, Byros për Zhvillim të Arsimit, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Qendrës Shtetërore të Provimeve, mësimdhënës nga shkolla. Në plan është që në vjeshtë të lëshihen në përdorim sistemet, me çka presim të tejkalohen problemet që janë detektuar në infrastrukturën e vjetër të harduerit dhe softuerit në vitet e kaluara”, thanë nga MASH.