Mbappe heq dorë nga bonuset milionëshe te PSG-ja

Arrihet marrëveshja, Mbappe heq dorë nga bonuset milionëshe te PSG-ja. Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germaini kanë arritur një marrëveshje, që sulmuesi të heqë dorë nga bonuset me vlerë rreth 80 milionë euro. Ylli francez ishte në qendër të vëmendjes edhe në verën e fundit. Ai u dërgoi një letër drejtuesve të klubit, duke i informuar […]

Mbappe heq dorë nga bonuset milionëshe te PSG-ja

Arrihet marrëveshja, Mbappe heq dorë nga bonuset milionëshe te PSG-ja.

Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germaini kanë arritur një marrëveshje, që sulmuesi të heqë dorë nga bonuset me vlerë rreth 80 milionë euro.

Ylli francez ishte në qendër të vëmendjes edhe në verën e fundit. Ai u dërgoi një letër drejtuesve të klubit, duke i informuar ata se ai nuk do të aktivizojë opsionin e zgjatjes së kontratës edhe për një vit, transmeton Gazeta Express.

Kësisoj, vazhdon edhe tani të ekzistojë mundësia që 24-vjeçari të largohet nga “Parc des Princes” si lojtar i lirë gjatë verës së vitit 2024.

Gazetari nga “RMC Sport”, Fabrice Hawkins, ka raportuar se palët kanë bërë një marrëveshje për bonuset me vlerë rreth 80 milionë euro.

“PSG dhe Kylian Mbappe kanë një marrëveshje që sulmuesi të mos marrë një pjesë të parave që klubi i detyrohet: shuma do të ishte rreth 80 milionë euro, lidhur me bonuse të ndryshme. Parisi ende dëshiron ta zgjasë kontratën, Mbappe ka fatin e tij në duart e tij”, shkroi ai.