Mbi 23 mijë aksidente në rrugët e Kosovës në vitin 2023

Infrastruktura rrugore, pakujdesia si drejtues të automjeteve por shpesh herë edhe mospërshtatja me rregullat e trafikut kanë ndikuar që nga viti në vit në Kosovë të ketë numër të lartë të aksidenteve. Nga janari i 2023-s deri më 12 dhjetor është publikuar një statistikë që tregon se sa aksidente kanë ndodhur gjatë vitit në vendin […]

Mbi 23 mijë aksidente në rrugët e Kosovës në vitin 2023
mbi-23-mije-aksidente-ne-rruget-e-kosoves-ne-vitin-2023

mbi-23-mije-aksidente-ne-rruget-e-kosoves-ne-vitin-2023

Infrastruktura rrugore, pakujdesia si drejtues të automjeteve por shpesh herë edhe mospërshtatja me rregullat e trafikut kanë ndikuar që nga viti në vit në Kosovë të ketë numër të lartë të aksidenteve.

Nga janari i 2023-s deri më 12 dhjetor është publikuar një statistikë që tregon se sa aksidente kanë ndodhur gjatë vitit në vendin tonë.

Janë 104 persona që rrugët e Kosovës ua morën jetën gjatë vitit që po lemë pas.

Ndërsa janë 8595, aksidente me lëndime në rrugët e Kosovës, shkruan lajmi.net

Përveç aksidenteve me lëndime, janë edhe dënimet materiale ku gjatë vitit që lamë pas kanë qenë 14486 aksidente.

Ndërsa në total në 2023 kanë qenë 23176, aksidente të trafikut.

Kujtojmë se në vazhdimësi janë organizuar fushata për vetëdijesim të drejtuesve në trafik, por edhe të këmbësorëve, këto të dhëna janë shqetësuese për një vend të vogël si Kosova.