“Më dhe dënimin më të bukur”, Fatjoni puth Artën në buzë

Një dhuratë nga “Vëllai i Madh” për çiftet e shtëpisë me rastin e festës së të dashuruarve ishte qëndrimi në fermë, ku duhet të kujdesen për kafshët. Heqja e 20 mijë eurove nga çmimi i madh ka bërë që banorët të jenë më të përgjegjshëm për lojën. Koreografi Albi Nako i ka dhënë një sfidë […]

“Më dhe dënimin më të bukur”, Fatjoni puth Artën në buzë

Një dhuratë nga “Vëllai i Madh” për çiftet e shtëpisë me rastin e festës së të dashuruarve ishte qëndrimi në fermë, ku duhet të kujdesen për kafshët.

Heqja e 20 mijë eurove nga çmimi i madh ka bërë që banorët të jenë më të përgjegjshëm për lojën. Koreografi Albi Nako i ka dhënë një sfidë Fatjonit që të puth Artën në buzë.

Albi:Puthje kukullash mor burr

Arta i thotë Fatjonit se nuk e ka problem dhe mund ta realizojë dënimin. Ndërkohë që dyshja bashkon buzët për sfidën banorët dëgjohen duke brohoritur: “Sa bukur”. Por Albi i thotë atyre që puthja duhet të kishte zgjatur 5 sekonda dhe dyshja puthen përsëri duke numëruar sekondat. Pasi dënimi përfundon Fatjoni i thotë Albit:

Duhet të më kishe dënuar shumë keq, më dhe dënimin më të bukur.