Mësohet kundërshtari i Ballkanit në rrethin e parë kualifikues për UCL

Ballkani përballet me Ludogorets në rrethin e parë kualifikues për UCL. Ballkani do përballet me Ludogorets në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Kosovës, Ballkani ka mësuar kundërshtarin në kuadër të raundit të parë kualifikues për në Ligën e Kampionëve. Sot në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës […]

Mësohet kundërshtari i Ballkanit në rrethin e parë kualifikues për UCL

Ballkani përballet me Ludogorets në rrethin e parë kualifikues për UCL.

Ballkani do përballet me Ludogorets në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka mësuar kundërshtarin në kuadër të raundit të parë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.

Sot në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës është mbajtur shorti, aty ku Ballkani luan ndaj ekipit bullgar, Ludogorets.

Ndeshja e parë do të luhet më 11/12 korrik, ndërsa ajo e kthimit pas një jave. Fituesi prej këtyre dy ndeshjeve, do të avancojë në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa humbësi do ta vazhdojë aventurën në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kujtojmë që Ballkani sezonin që lamë pas shkruajti histori, duke siguruar grupet në Ligën e Konferencës.