Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut sot e shfrytëzuan të drejtën e votës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka raportuar që deri në ora 19:00, në vendvotimet që gjendet në mërgatë, 35 % e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote, e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk. “Deri në ora 19:00, sipas informacioneve që kanë ardhur nga këshillat zgjedhore, dalja e përgjithshme e votuesve […]

Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut sot e shfrytëzuan të drejtën e votës
Zgjedhjet lokale 2021 në Maqedoninë e Veriut. Foto: Portalb.mk

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka raportuar që deri në ora 19:00, në vendvotimet që gjendet në mërgatë, 35 % e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote, e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk.

“Deri në ora 19:00, sipas informacioneve që kanë ardhur nga këshillat zgjedhore, dalja e përgjithshme e votuesve në mërgatë arriti 891 votues, gjegjësisht 35 përqind”, raportoi Komisioni, duke shtuar që të drejtë vote në mërgatë kanë 2 569 qytetarë në 31 vendvotime në konsullata diplomatike.

Komisioni raportoi që nga 2 147 votues, të drejtën e votës në entet ndëshkimore korrigjuese të Maqedonisë së Veriut e kanë shfrytëzuar 1 380 votues, gjegjësisht 64 përqind; nga gjithsej 6 935 qytetarët e sëmurë dhe të pafuqishëm, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 6 543 qytetarë, gjegjësisht 94 përqind; ndërsa 208 qytetarë që janë në kujdes jashtëfamiljar kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, gjegjësisht 83 përqind.

Ndryshe, kandidatët për kreun e shtetit dje kishin ditën e fundit për të promovuar fushatën e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sot është heshtje zgjedhore, e cila do të zgjasë deri nesër, më 24 prill deri në orën 19:00, pra deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 maj, atëherë kur do të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare.