Ministria e Drejtësisë: Ligji për amnisti është gati, së shpejti në Kuvend

Ministria e Drejtësisë njofton se propozim-ligji për amnistinë e veprave më të lehta penale është gati dhe këto ditë pritet të shqyrtohet nga katër grupet parlamentare, pas së cilës do të procedohet në Kuvend, njofton Portalb.mk. “Propozimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga në parim është pranuar nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në […]

Ministria e Drejtësisë: Ligji për amnisti është gati, së shpejti në Kuvend
Ministria e Drejtësisë, foto nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria e Drejtësisë njofton se propozim-ligji për amnistinë e veprave më të lehta penale është gati dhe këto ditë pritet të shqyrtohet nga katër grupet parlamentare, pas së cilës do të procedohet në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Propozimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga në parim është pranuar nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në vend. Nga ky ligj do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për risocializim. Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer shkelje gjatë pandemisë Covid. Qëllimi i ligjit është të parandalojë mbipopullimin në burgje dhe të lirojë në mënyrë drastike ambientet e burgjeve, gjë që do të krijojë kushte optimale për të burgosurit e tjerë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Më 20 mars të këtij viti, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut miratuan ndryshimet e Ligjit për amnisti, ashtu që qytetarët e dënuar me dënime të larta për shkak mosrespektimit të protokolleve gjatë kohës së pandemisë-kovid, do të amnistohen.

Në periudhën prej sjelljes së Vendimit për konfirmimin e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Stevo Pendarovski, prej marsit të vitit 2020 janë shqiptuar një numër i madh i dënimeve me para për veprën penale nga neni 205 “Shpërndarje e sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Shmangie të rekomandimeve shëndetësore në kohën e epidemisë”, vepra të dënueshme sipas Kodit Penal.

Ne bazë të rregullave ligjore, nëse brenda dy vjetëve nuk paguhet dënimi, gjyqtari i zëvendëson me burg. Amnistia nuk vlen për subjektet juridike, gjegjësisht për restorantet, qendrat tregtare dhe kompanitë që nuk i kanë respektuar protokollet-kovid.

Qytetarë të shumët që kanë shkelur orën policore gjatë pandemisë dhe që nuk kanë paguar gjobat janë thirrur për të vuajtur dënimin me burg. Për këtë fenomen ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkit, së bashku me Asociacionin e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të miratohet ligji për amnisti për këta persona.