Miratohet Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Nga 85 deputetë të pranishëm në sallë, 63 deputetë vetëm morën pjesë në votim. Nga ta 58 deputetë votuan pro, 1 votë ishte kundër dhe 4 abstenime. I njëjti Projektligj kishte dështuar të miratohej në Kuvend për tri herë radhazi. […]

Miratohet Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor
miratohet-projektligji-per-shendet-riprodhues-dhe-fertilizim-te-asistuar-mjekesor

miratohet-projektligji-per-shendet-riprodhues-dhe-fertilizim-te-asistuar-mjekesor

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Nga 85 deputetë të pranishëm në sallë, 63 deputetë vetëm morën pjesë në votim.

Nga ta 58 deputetë votuan pro, 1 votë ishte kundër dhe 4 abstenime.

I njëjti Projektligj kishte dështuar të miratohej në Kuvend për tri herë radhazi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me këtë Projektligj rregullohet kujdesi shëndetësor, procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor, realizimi dhe këshillimi për këto procedura si e drejtë riprodhuese e individit kur nuk arrihet shtatzëni e dëshiruar me rrugë natyrore.