Totaj lanson fushatë për promovimin e Prizrenit

Të hënën, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka lansur një fushatë për promovimin e aseteve të trashëgimisë kulturore të qytetit. E titulluar “E du Prizrenin”, fushata synon ta promovojë qytetin dhe trashëgiminë e tij në sytë e vizitorëve dhe turistëve të huaj. “Bëhuni gati për të nisur një udhëtim nëpër kohë teksa e nisim fushatën […]

Totaj lanson fushatë për promovimin e Prizrenit
totaj-lanson-fushate-per-promovimin-e-prizrenit

totaj-lanson-fushate-per-promovimin-e-prizrenit

Të hënën, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka lansur një fushatë për promovimin e aseteve të trashëgimisë kulturore të qytetit. E titulluar “E du Prizrenin”, fushata synon ta promovojë qytetin dhe trashëgiminë e tij në sytë e vizitorëve dhe turistëve të huaj.

“Bëhuni gati për të nisur një udhëtim nëpër kohë teksa e nisim fushatën e promovimit të Trashëgimisë Kulturore të qytetit!”ka shkruar Totaj, duke postuar edhe identitetin e fushatës.

“Qyteti ynë është i zhytur në histori, art dhe tradita që kanë formësuar atë që jemi sot. Bashkohuni me ne për ta promovuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe potencialin e tanishëm të zhvillimit të një qyteti që bashkëjeton me të kaluarën dhe të ardhmen! E du Prizrenin është slogani i kësaj fushate që si qëllim ka promovimin e qytetit tonë në sytë e vizitorëve”, ka shkruar ai.