Misioni i SHBA ndan foton: Edi Rama në radhën e parë të liderëve të NATO-s

Misioni amerikan në NATO ka ndarë fotografinë zyrtare të samitit të NATO-s në Lituani, ku merrnin pjesë liderët e 31 vendeve që janë aktualisht pjesë e Aleancës më të madhe ushtarake. Bie në sy se kryeministri shqiptar Edi Rama është në radhën e parë të liderëve të vendeve që janë anëtarë të kësaj aleance. Në […] The post Misioni i SHBA ndan foton: Edi Rama në radhën e parë të liderëve të NATO-s appeared first on Newsbomb Albania.

Misioni i SHBA ndan foton: Edi Rama në radhën e parë të liderëve të NATO-s

Misioni amerikan në NATO ka ndarë fotografinë zyrtare të samitit të NATO-s në Lituani, ku merrnin pjesë liderët e 31 vendeve që janë aktualisht pjesë e Aleancës më të madhe ushtarake.

Bie në sy se kryeministri shqiptar Edi Rama është në radhën e parë të liderëve të vendeve që janë anëtarë të kësaj aleance. Në një radhë me të janë kryeministri kanadez, sekretari i NATO-s, presidenti i SHBA, kryeministri britanik dhe presidenti turk.

Këtë fotografi zyrtare të publikuar nga Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO është shpërndarë dhe nga selia diplomatike e SHBA në Tiranë.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës kishte për qëllim çmontimin e arkitekturës së sigurisë evropiane të pasluftës që ka mbështetur paqen dhe sigurinë transatlantike. Putin priste që lufta e tij do ta ndante NATO-n, por veprimet e tij kanë bërë të kundërtën.

  • NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë.
  • Tani ka më shumë forca amerikane në Evropë dhe më shumë forca nën komandën e NATO-s.
  •  Finlanda i është bashkuar Aleancës dhe ne presim me kënaqësi të mirëpresim Suedinë si Aleatin tonë të 32-të.

Në Samitin e NATO-s, ne morëm hapa për të mos lënë asnjë dyshim se do të ruajmë angazhimin tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, thuhet në njoftimin e shpërndarë krah fotografisë zyrtare të samitit të NATO-s.

 

The post Misioni i SHBA ndan foton: Edi Rama në radhën e parë të liderëve të NATO-s appeared first on Newsbomb Albania.