Samiti i NATO-s në Lituani, i pranishëm edhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në Vilnius, më 11 dhe 12 korrik, ku do të jenë të pranishëm liderët e vendeve anëtare. Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri dy ditë më parë përmes një postimi në Tëitter, i cili […] The post Samiti i NATO-s në Lituani, i pranishëm edhe Edi Rama appeared first on Newsbomb Albania.

Samiti i NATO-s në Lituani, i pranishëm edhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në Vilnius, më 11 dhe 12 korrik, ku do të jenë të pranishëm liderët e vendeve anëtare.

Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri dy ditë më parë përmes një postimi në Tëitter, i cili u shpreh se në këtë samit, do të rikonfirmojë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet e fokus në Ballkanin Perëndimor.

“Ne mezi presim samitin vendimtar të NATO-s në Vilnius. Në Vilnius, ne do të rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve tanë në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor. Në dekadën e fundit, Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 1.35% në 1.76% të PBB-së sonë.

Megjithatë, në momente si kjo, nevojitet më shumë. Prandaj, kam ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes që të arrijë objektivin prej 2% deri në vitin 2024. Edhe pse nuk jemi ndër anëtarët e pasur të NATO-s, ne besojmë se objektivi prej 2% është dyshemeja dhe jo tavani i angazhimit tonë.

Në Vilnius, Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t’u angazhuar më tej. Ne gjithashtu do të njoftojmë se, nëse është e nevojshme, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s. Së bashku jemi më të fortë dhe vetëm së bashku mund të mbizotërojmë në këtë moment shumë përcaktues për atë që besojmë; për hir të brezave që do të vijnë”, shkroi Rama në Twitter.

The post Samiti i NATO-s në Lituani, i pranishëm edhe Edi Rama appeared first on Newsbomb Albania.