Moduli i pestë i Shkollës për politikë për vitin 2023 pranë Qendrës presidenciale për arsim politik

Shkolla për politika për vitin 2023 sot u mbyll në Ohër me mbajtjen e modulit të pestë me titull “Ndërtimi i rezistencës shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformatave”, njofton Portalb. Siç informojnë nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, modulin e pestë e ka filluar me ligjëratë Vlladimir Petreski nga Fondacioni “Metamorfozis”, kryeredaktor i “Vistinomer” […]

Moduli i pestë i Shkollës për politikë për vitin 2023 pranë Qendrës presidenciale për arsim politik
Shkolla për politika për vitin 2023, Foto: Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski

Shkolla për politika për vitin 2023 sot u mbyll në Ohër me mbajtjen e modulit të pestë me titull “Ndërtimi i rezistencës shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformatave”, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, modulin e pestë e ka filluar me ligjëratë Vlladimir Petreski nga Fondacioni “Metamorfozis”, kryeredaktor i “Vistinomer” (Vërtetmatës) në temat “Fenomeni bashkëkohore i dezinformatave – si dhe pse dezinformatat hyrën në diskursin publik global në derë të madhe” dhe “Propaganda e ndikimit të huaj malinj dhe roli i tij në përhapjen e dezinformatave”, ndërsa në hapjen e Shkollës fjalime përshëndetëse kishin prof. dr. Aleksandar L. Spasov dhe Filip Stojanovski, drejtor për partneritet dhe zhvillim të resurseve në Fondacionin “Metamorfozis”.

 Në temën “Metodologjia e verifikimit të fakteve – procedurat dhe hapat e procesit analitik” ka folur Elida Zylbeari nga Fondacioni “Metamorfozis” dhe kryeredaktore e Portalb.mk, ndërsa ligjëratë në temën “Ballafaqimi me dezinformatat – mënyra kreative për ballafaqim me dezinformatat” mbajti Vlladimir Petreski.

Elida Zylbeari në Shkollën për politika për vitin 2023
Elida Zylbeari në Shkollën për politika për vitin 2023

 

Mile Boshnjakovski, sekretar i përgjithshëm në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti ligjëratë me temë “Menaxhmenti i krizave në komunikim politik”, ndërsa ligjëratë me temë “Fjalim politik: struktura, përmbajtja dhe performimi” mbajti prof. dr. Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit programor të Qendrës presidenciale për arsim politik dhe këshilltar i presidentit për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështjet kushtetuese.

Vlladimir Petreski në Shkollën për politika për vitin 2023, Foto. Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski
Vlladimir Petreski në Shkollën për politika për vitin 2023, Foto. Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski

 

Në temat “Temat më të shpeshta të dezinformimit në diskursin publik në Maqedoni”, “Perspektiva gjeopolitike e rrjedhave të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” dhe “Verifikim i fakteve në Fejsbuk – se si rrjeti më i madh social në botë ballafaqohet me dezinformatat” folën Despina Kovaçevska, Filip Stojanovski dhe Vlladimir Petreski nga Fondacioni “Metamorfozis”.

Shkolla për politika u mbajt për të tretën herë me radhë, në bashkëpunim me fondacionet partnere dhe organizatat të cilat janë pjesë e Këshillit programor të Qendrës presidenciale për arsim politik – Fondacioni “Fridrih Ebert# për Maqedoninë e Veriut, Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Fondacioni “MK2025”, Fondacioni “Konrad Adenauer”, Fondacioni për demokraci i Vestminster në Maqedoninë e Veriut dhe Instituti Demokratik Nacional (NDI).