Murati pret në takim delegacionin saudit, diskutojnë për projekte mjedisore, të transportit e të energjisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati priti sot në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim. Sipas ministrisë në këtë takim u bisedua për bashkëpunim në projekte mjedisore, të transportit e të energjisë. “Ministri Murati priti në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim, të udhëhequr nga z. Mohammad Alfayadh, për të diskutuar disa nga projektet […]

Murati pret në takim delegacionin saudit, diskutojnë për projekte mjedisore, të transportit e të energjisë
murati-pret-ne-takim-delegacionin-saudit,-diskutojne-per-projekte-mjedisore,-te-transportit-e-te-energjise

murati-pret-ne-takim-delegacionin-saudit,-diskutojne-per-projekte-mjedisore,-te-transportit-e-te-energjise

Ministri i Financave, Hekuran Murati priti sot në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim.

Sipas ministrisë në këtë takim u bisedua për bashkëpunim në projekte mjedisore, të transportit e të energjisë.

“Ministri Murati priti në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim, të udhëhequr nga z. Mohammad Alfayadh, për të diskutuar disa nga projektet me prioritet të qeverisë në kuadër të thellimit të bashkëpunimit. Diskutimet në këtë takim ishin kryesisht të fokusuara në mundësitë për bashkëpunim në projekte mjedisore, të transportit dhe të energjisë. Përveç këtyre sektorëve, projektet infrastrukturore u vlerësuan si kyçe dhe me shumë potencial për investimet e huaja”, thuhet ne njoftimin e ministrisë.

Murati shqyrtoi me delegacionin edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë, si dhe për zgjatjen e marrëveshjes me Fondin Saudit për financimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë.

“Gjatë këtij takimi, Ministri Murati ftoi të pranishmit të shqyrtonin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë, si dhe për zgjatjen e marrëveshjes me Fondin Saudit për financimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, duke marrë shkas nga bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm”.

Përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim theksuan dëshirën për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.