Musliu: Serbia donte të shkaktonte incidente në ndeshjen Kosovë – Izrael

Agim Musliu, ekspert i sigurisë, për “skenarin” e Serbisë për ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Izrael ka thënë se Serbia donte të shkaktonte incidente në ndeshjen Kosovë-Izrael. “Serbia është e interesuar përgjithmonë që ta destabilizojë Kosovën…Vetëm për këtë ndeshje në javën e fundit janë plasuar mbi 250 artikuj kundër kësaj ndeshje nga mediat serbe”, ka thënë Musliu, duke […]

Musliu: Serbia donte të shkaktonte incidente në ndeshjen Kosovë – Izrael
musliu:-serbia-donte-te-shkaktonte-incidente-ne-ndeshjen-kosove-–-izrael

musliu:-serbia-donte-te-shkaktonte-incidente-ne-ndeshjen-kosove-–-izrael

Agim Musliu, ekspert i sigurisë, për “skenarin” e Serbisë për ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Izrael ka thënë se Serbia donte të shkaktonte incidente në ndeshjen Kosovë-Izrael.

“Serbia është e interesuar përgjithmonë që ta destabilizojë Kosovën…Vetëm për këtë ndeshje në javën e fundit janë plasuar mbi 250 artikuj kundër kësaj ndeshje nga mediat serbe”, ka thënë Musliu, duke shtuar se kjo situatë shkon përtej luftës hibride.

“Serbia ishte e interesuar të gjejë “idiota të dobishëm”, tè cilët do të bënin ndonjë gjë të pahijshme, mjaftonte të gjuhej vetëm një gurë në autobusin e futbollistëve të Izraelit dhe do të bëhej një incident ndërkombëtar. Por jo vetëm kjo, Serbia ishte e interesuar të bënte më tepër se kaq. Instituti “Octupus” përmes qarqeve të sigurisë ndërkombëtare ka informata që Serbia ka qenë e interesuar të eskalojë situatën edhe më tepër. Përndryshe, kjo është sfida më e madhe e segmentit të sigurisë së Kosovës prej ekzistimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë eksperti i sigurisë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Musliu ka thënë tutje se Kosova e ka kaluar me sukses këtë sfidë.

Ndërsa për praninë e trupave izraelite në Kosovë dhe njësisë më elite të Kosovës gjatë kësaj ndeshje, Musliu është shprehur se mos të ishte situata e tillë niveli i sigurisë nuk ishte ngritur aq lartë.

“Mos të ishte situata e tillë apo serioze në atë nivel, sigurisht që njësitë elite të Kosovës dhe kjo ngritje e nivelit të sigurisë nuk ishte ngritur aq lartë. Kemi pasur informata që diçka përgatitet dhe në bashkëveprim me tërë segmentin e Kosovës janë ndërmarrë masat që kanë paraparë të ndërpritet çdo aktivitet armiqësor ndaj Kosovës dhe mbarëvajtjes së kësaj loje”, ka shtuar ai.