Retkoceri i PDK-së: Jemi në koalicion me LDK-në, por këmbimin me toka s’ia përkrahim
Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, tha se PDK nuk e përkrah këmbimin e pronave edhe pse është në koalicion me LDK-në në kryeqytet. Retkoceri deklaroi në Pressing në T7 se edhe pse janë në koalicion nuk nënkupton që të votojnë me automatizëm për çështje të caktuara. “Edhe në si pjesë e […]
Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, tha se PDK nuk e përkrah këmbimin e pronave edhe pse është në koalicion me LDK-në në kryeqytet.
Retkoceri deklaroi në Pressing në T7 se edhe pse janë në koalicion nuk nënkupton që të votojnë me automatizëm për çështje të caktuara.
“Edhe në si pjesë e qeverisjes në komunën e Prishtinës kemi qëndrim të qartë e konsisent për këtë çështje. Kemi vendosur të ndalohen ndërtimet në zonën e Badovcit dhe kemi shfuqizuar dy dokumente të rëndësishme, planin zhvillimor të asaj zone 1 dhe 2, dhe planin zhvillimor komunal të pjesës përreth liqenit të Badovcit”, tha ai në Pressing, transmeton Express.
“Grupi i PDK-së nuk e ka përkrahur këmbimin as atëherë (viti 2021) dhe nuk e përkrah as sot”, tha ai.