Musliu – Shoshi: Aleatët s’kanë besimin në Qeverinë Kurti, prandaj kemi parakushte për anëtarësim në KiE

Ariana Musliu – Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së tha për FrontOnline se  kërkesën e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në KiE po e sheh si mosbesim të aleatëve ndaj Kurtit, ku si pasojë vijnë “hapat e prekshëm”. “Është fatkeqësi që aleatët tanë […]

Musliu – Shoshi: Aleatët s’kanë besimin në Qeverinë Kurti, prandaj kemi parakushte për anëtarësim në KiE


Ariana Musliu – Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së tha për FrontOnline se  kërkesën e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në KiE po e sheh si mosbesim të aleatëve ndaj Kurtit, ku si pasojë vijnë “hapat e prekshëm”.

“Është fatkeqësi që aleatët tanë kanë humbur besimin në Kurtin dhe Qeverinë e tij. Si rezultat i mosbesimin vijnë edhe “Hapat e prekshëm’ që kërkojnë të ndërmerren si parakusht për anëtarësimin në KiE. Një kërkesë e tillë është evidente dhe tashmë shihet vendimtare nga aleatët tanë që të ecim përpara drejt anëtarësimit. Është fatkeqësi për vendin tonë por jo e pa pritshme”, tha Musliu Shoshi për Front Online.