RMV, shkeljet e së të drejtës së votës raportoni në këtë linjë telefonike
Në zyrën e Avokatit të popullit, sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës për votim në linjën telefonike falas 0800 54321, transmeton […]
Në zyrën e Avokatit të popullit, sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës për votim në linjën telefonike falas 0800 54321, transmeton Portalb.mk.
Përveç në linjën telefonike falas, qytetarët do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës për votim edhe personalisht në zyrën qendrore në Shkup, e cila gjendet në rrugën “Maqedonia” nr. 19 në ndërtesën e SHT ,,Makoshped“ (përballë Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës),
Gjithashtu, nesër në ditën e zgjedhjeve do të ketë kujdestari edhe në Zyrat rajonale: Strumicë në numrin e telefonit (034) 329-996, Kërçovë në numrin e telefonit (045).228-586, Tetovë në numrin e telefonit (044) 344-082, Manastir në numrin e telefonit (047) 242-310, Shtip në numrin e telefonit (032) 389-701 dhe në Kumanovë në numrin e telefonit (031) 431-488.
“Avokati i popullit, me qëllim të mbrojtjes së të drejtës për votim të qytetarëve, do të marrë masa të menjëhershme për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar për votim”, thonë nga Avokati i Popullit.
- LEXO: Maqedonia e Veriut voton, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti
- LEXO: Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?
- LEXO: Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet presidenciale të RMV-së 1994-2024
- LEXO: Më pak votues të regjistruar në këto zgjedhje parlamentare në krahasim me ato të 2020 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet parlamentare në RMV 1990-2020 (Infografik)
- LEXO: RMV, përqindja e daljes së votuesve në të gjitha zgjedhjet presidenciale deri më tani (Infografik)