Aksident i rëndë trafiku afër konvikteve, personat e lënduar shihen të shtrirë në asfalt

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Nga pamjet shihet se janë të përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë mbetur të lënduar, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve […]

Aksident i rëndë trafiku afër konvikteve, personat e lënduar shihen të shtrirë në asfalt

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Nga pamjet shihet se janë të përfshirë dy vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë mbetur të lënduar, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.