Musliu-Shoshi: Vendi mund të shkojë në zgjedhje shkaku i Asociacionit

Kohëve të fundit janë shtuar zërat që në vitin 2024 mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Një të tillë e ka thënë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Kurse, të enjten edhe shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që këtë vit të ketë […]

Musliu-Shoshi: Vendi mund të shkojë në zgjedhje shkaku i Asociacionit
musliu-shoshi:-vendi-mund-te-shkoje-ne-zgjedhje-shkaku-i-asociacionit

musliu-shoshi:-vendi-mund-te-shkoje-ne-zgjedhje-shkaku-i-asociacionit


Kohëve të fundit janë shtuar zërat që në vitin 2024 mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

Një të tillë e ka thënë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kurse, të enjten edhe shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që këtë vit të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi siç ka shtuar ajo duhet të respektohet kalendari zgjedhor.

Por, një çështje që mund ta dërgoj vendin në zgjedhje sipas deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi është Asociacioni.

“Prandaj nuk e përjashtoj mundësinë qe asociacioni te jete arsyeja e shkuarjes në zgjedhje. Albini nuk mund të ketë sukses në dialog e as ta avancoj statusin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Musliu-Shoshi për Front Online.

Kosova dhe Serbia në shkurt të vitit 2023, kanë arritur marrëveshjen bazë në Bruksel, ndërkaq janë pajtuar edhe për aneksin e zbatimit të kësaj ujdie në Ohër të Maqedonisë së Veriut, por pa i vendosur nënshkrimet për shkak të refuzimit të presidentit serb, Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq gjatë vitit 2023 janë takuar edhe dy herë të tjera, fillimisht në muajin maj por edhe në shtator, por pa gjetur pajtueshmëri për sekuencimin e planit të zbatimit të marrëveshjes bazë./Front Online