Musliu: VV-ja synon ta varfërojë popullin për t’i sunduar më lehtë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, se është duke i varfëruar qëllimshëm qytetarët e Kosovës, në mënyrë që sipas saj t’i kontrollojë më lehtë. Ajo në Kuvendin e Kosovës, tha se VV-ja të pasurit i ka bërë më të varfër, kurse të varfërit i ka rrënuar edhe më tej. “Krejt çka […]

Musliu: VV-ja synon ta varfërojë popullin për t’i sunduar më lehtë
musliu:-vv-ja-synon-ta-varferoje-popullin-per-t’i-sunduar-me-lehte

musliu:-vv-ja-synon-ta-varferoje-popullin-per-t’i-sunduar-me-lehte

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, se është duke i varfëruar qëllimshëm qytetarët e Kosovës, në mënyrë që sipas saj t’i kontrollojë më lehtë.

Ajo në Kuvendin e Kosovës, tha se VV-ja të pasurit i ka bërë më të varfër, kurse të varfërit i ka rrënuar edhe më tej.

“Krejt çka don VV dhe synon është varfërimi i popullit për t’i sunduar e dirigjuar më lehtë. VV ka ardhur në pushtet me ide komuniste, që të pasurit t’i bëjë më të varfër, e të vvarfërit më të pasur. Cka shohim sot, VV të pasurit i ka bërë më të varfër e të varfërit i kanë qit përtokë, i kanë rrënuar përsëgjalli”, tha ajo.

Tutje Musliu e përmendi edhe Policinë e Kosovës, ajo tha se VV-së nuk i intereson se në cfarë mënyrë jetojnë ata.

“VV-së nuk i intereson si jetojnë policët e Kosovës, nuk i intereson a kanë këpucë, a kanë veshje, uniforma, a kanë për t’i ushqyer fëmijët e tyre. Anëtarët e VV-së, fëmijët e tyre i rrisin e shkollojnë në Evropë. Ata mjaftohen duke postuar fotografi dhe mendojnë se i kanë kryer obligimet ndaj këtij.