Ramadani: Projektligji për KPM-në u votua në parim, mirupafshim në dëgjimet publike

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, njëherësh deputeti i LVV-së, Valon Ramadani përmes një video ka njoftuar se Projektligji për KPM-në u votua në parim. Ramadani përmes një video adresimi në facebook, është shprehur Mbrojtje e integirtetit të qytetarëve, transparencë financiare dhe siguri më të lartë për fëmijet janë […]

Ramadani: Projektligji për KPM-në u votua në parim, mirupafshim në dëgjimet publike
ramadani:-projektligji-per-kpm-ne-u-votua-ne-parim,-mirupafshim-ne-degjimet-publike

ramadani:-projektligji-per-kpm-ne-u-votua-ne-parim,-mirupafshim-ne-degjimet-publike

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, njëherësh deputeti i LVV-së, Valon Ramadani përmes një video ka njoftuar se Projektligji për KPM-në u votua në parim.

Ramadani përmes një video adresimi në facebook, është shprehur Mbrojtje e integirtetit të qytetarëve, transparencë financiare dhe siguri më të lartë për fëmijet janë risitë kryesore të Projektligjit ndërsa ka shtuar se do të kërkohet të bëhet edhe regjistrimi i mediave online.

“Të dashur qytetar, porsa e votuam në lexim të parë Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, që është në harmoni të plotë me direktivën e BE-së të vitit 2018.

Mbrojtje e integirtetit të qytetarëve, transparencë financiare dhe siguri më të lartë për fëmijet janë risitë kryesore të Projektligjit. Do të kërkohet të bëhet edhe regjistrimi i mediave online.

Është e vërtetë që ky Projektligj ka nxitur debat të gjerë shoqëror, mirëpo shumë mirë që ka ndodhur kështu”, tha Ramadani.

Ramadani ka njoftuar se deri në leximin e dytë të Projektligjit do të organizoj 7 dëgjime publike në 7 qendra kryesore të Kosovës për ta diskutuar së bashku në tërësi këtë Projektligj, ndërsa ka ftuar qytetarët të bashkëbisedojnë.

“Si kryetar i Komisionit për Media deri në leximin e dytë të Projektligjit do të organizoj 7 dëgjime publike në 7 qendra kryesore të Kosovës për ta diskutuar së bashku në tërësi këtë Projektligj.

Ligjet kanë synim rregullimin e jetës së qytetarëve andaj më së pari e më së shumti duhet t’i diskutojmë me ju.

Ju ftoj të gjithëve të bashkëbisedojmë sepse vetëm kështu i identifikojmë të metat dhe zgjidhim mospajtimet”, ka thënë Ramadani.