Policia e Kosovës shkatërron një laborator droge në Leposaviq, një i arrestuar e një në kërkim

Një operacion i koordinuar nga Policia e Kosovës ka rezultuar në bastisjen dhe shkatërrimin e një laboratori tjetër të drogës në Leposaviq. Në operacionin e mbrëmshëm, u arrestua një person të cilësuar me inicialet M.I., ndërsa një tjetër me inicialet S.S., është ende në kërkim nga autoritetet. Njësia e Antidrogës së (DHTN) Mitrovicë Veri, pas […]

Policia e Kosovës shkatërron një laborator droge në Leposaviq, një i arrestuar e një në kërkim

Një operacion i koordinuar nga Policia e Kosovës ka rezultuar në bastisjen dhe shkatërrimin e një laboratori tjetër të drogës në Leposaviq.

Në operacionin e mbrëmshëm, u arrestua një person të cilësuar me inicialet M.I., ndërsa një tjetër me inicialet S.S., është ende në kërkim nga autoritetet.

Njësia e Antidrogës së (DHTN) Mitrovicë Veri, pas marrjes së informacioneve të besueshme nga hetimet në terren, ka realizuar bastisjen e suksesshme në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Miokovicë.

Në një nga objektet e kontrolluara u gjet një laborator i improvizuar për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit.

Gjetjet përfshijnë 409 bimë me gjatësi ndërmjet 5 dhe 15 cm, një pushkë gjuetie me 43 fishek, dhe pajisje të ndryshme të përdorura në improvizimin e laboratorit, duke përfshirë poca, sisteme ventilimi, termostate dhe nxehëse.

Një skaj tjetër, policët gjithashtu gjetën një xhaketë të Policisë së Kosovës në pronësinë e të dyshuarit.

Njësia e Forenzikës ka marrë përsipër fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive nga vendi i ngjarjes.

Me udhëzim të prokurorit për krime të rënda, është vendosur që të merren mostra nga bimët për testim laboratorik, ndërsa pjesa tjetër është urdhëruar të shkatërrohet.

I dyshuari M.I. është mbajtur në paraburgim për 48 orë me aktvendim të prokurorit, ndërsa kërkimet për S.S. vazhdojnë.

Policia e Kosovës dhe njësia e (DHTN) Mitrovicë Veri do të vazhdojnë të hetojnë rastin për të zbuluar më shumë lidhje të mundshme me aktivitete kriminale dhe për të parandaluar përhapjen e substancave të ndaluara.