Mustafa i PDK-së e quan arnim ndihmën e qeverisë për familjet nevojtare

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, e ka vlerësuar si të vonë vendimin e qeverisë për t’i ndihmuar familjet me asistencë sociale për blerje të lëndëve djegëse. Ai ka theksuar se ekzekutivi i braktisur këto familje plotësisht në këtë kohë të krizës së rritjes së çmimeve, sipas tij […]

Mustafa i PDK-së e quan arnim ndihmën e qeverisë për familjet nevojtare
mustafa-i-pdk-se-e-quan-arnim-ndihmen-e-qeverise-per-familjet-nevojtare

mustafa-i-pdk-se-e-quan-arnim-ndihmen-e-qeverise-per-familjet-nevojtare

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, e ka vlerësuar si të vonë vendimin e qeverisë për t’i ndihmuar familjet me asistencë sociale për blerje të lëndëve djegëse.

Ai ka theksuar se ekzekutivi i braktisur këto familje plotësisht në këtë kohë të krizës së rritjes së çmimeve, sipas tij duke mos bërë asnjë rritje të shumës së përfitimit social për to.

“Si në çdo rast tjetër, edhe në këtë rast vërehet ngathtësia e kësaj qeverie për t’iu përgjigjur me kohë nevojave të qytetarëve. Dihet mirëfilli se drunjtë për ngrohje blihen më herët, kur kushtet atmosferike janë më të mira, dhe jo në këtë kohë kur familjet e varfra ka javë që po sfidohen me temperaturat e ulëta në shtëpitë e tyre dhe kushtet për ti përgatitur drunjtë për ngrohje tani janë shumë më të vështira”, ka shkruar Mustafa.

“Kjo qeveri si duket është përcaktuar që ta përfundojë mandatin me ‘harrnime’ të tilla të përkohshme dhe të mos ofrojë asnjë zgjidhje të qëndrueshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

“Subvencione dhe subvencione – asgjë tjetër!”.