Napoli thyen heshtjen lidhur me Osimhen

Çështja Osimhen, Napoli thyen heshtjen me komunikatë. Napoli ka lëshuar një komunikatë zyrtare për çështjen Victor Osimhen. Napoli ka lëshuar një komunikatë zyrtare pasi agjenti i lojtarit reagoi ashpër në lidhje me videot që Napoli kishte publikuar në “Tik Tok” duke ironizuar Osimhen, teksa kërcënoi me hedhjen e klubit në gjyq. Klubi italian në rrjetet […]

Napoli thyen heshtjen lidhur me Osimhen

Çështja Osimhen, Napoli thyen heshtjen me komunikatë.

Napoli ka lëshuar një komunikatë zyrtare për çështjen Victor Osimhen.

Napoli ka lëshuar një komunikatë zyrtare pasi agjenti i lojtarit reagoi ashpër në lidhje me videot që Napoli kishte publikuar në “Tik Tok” duke ironizuar Osimhen, teksa kërcënoi me hedhjen e klubit në gjyq.

Klubi italian në rrjetet sociale shpërndau një video ku ironizohej me Osimhen, i cili humbi penalltinë ndaj Bolonjës fundjavën e kaluar.

Napoli më pas e fshiu videon, por agjenti i Osimhen, Roberto Calenda, kërcënoi klubin se mund ta hedh në gjyq.

Kampionët aktual kanë thyer heshtjen duke lëshuar një komunikatë zyrtare:

“Napoli, për të shmangur çdo keqpërdorim mbi këtë temë, bën të ditur se nuk ka pasur kurrë qëllim të ofendojë apo të tallet me Victor Osimhen, asetin e çmuar të klubit.

“Për ta demonstruar këtë, gjatë verës, klubi refuzoi me vendosshmëri çdo ofertë të marrë për shitjen e Osimhen.

“Është një përvojë e zakonshme që në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, të përdoret një gjuhë pak më ndryshe, pa pasur asnjë qëllim talljeje në rastin e Osimhenit.

“Nëse Victor e ka marrë si ofendim, ky nuk ka qenë qëllimi i klubit”.