Në Gjilan u ngrit shtatorja e heroit Ramiz Cërnica

Në festën e 28 Nëntorit, është inauguruar në qendër të Gjilanit, shtatorja e tribunit të kombit, Ramiz Cërnica. Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pikërisht në festën e 28 Nëntorit, është inauguruar në qendër të Gjilanit shtatorja e tribunit të kombit, Ramiz Cërnica, në ngjarjen ku morën pjesë përfaqësues institucionalë lokalë […]

Në Gjilan u ngrit shtatorja e heroit Ramiz Cërnica
ne-gjilan-u-ngrit-shtatorja-e-heroit-ramiz-cernica

ne-gjilan-u-ngrit-shtatorja-e-heroit-ramiz-cernica

Në festën e 28 Nëntorit, është inauguruar në qendër të Gjilanit, shtatorja e tribunit të kombit, Ramiz Cërnica.

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pikërisht në festën e 28 Nëntorit, është inauguruar në qendër të Gjilanit shtatorja e tribunit të kombit, Ramiz Cërnica, në ngjarjen ku morën pjesë përfaqësues institucionalë lokalë e qendrorë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të FSK-së, policisë e qytetarë.

Me këtë rast Hyseni, tha se Ramiz Cërnica ishte luftëtar, patriot e organizator i mbrojtjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

“Në ditën e flamurit, së bashku po e plotësojmë mozaikun e pasur historik e kombëtar këtu, në zemër të Gjilanit, edhe me figurën e derdhur në bronz të tribunit të kombit, Ramiz Cernica. Largpamësi Ramiz Cërnica e donte tokën e trashëguar nga stërgjyrësit e tij, nuk dorëzohej asnjëherë, përkundër regjimit diskriminues ndaj shqiptarëve, dhe se ishte i bindur se një ditë ne do ta gëzojmë të drejtën tonë, lirinë tonë dhe bashkimin tonë në tokat tona”, ka thënë Zeqiri.

Në emër të këshillit organizativ ka folur veprimtari Ismet Sylejmani, i cili e ka vlerësuar lartë veprën heroike të Ramiz Cernicës.

Kurse në emër të qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, të pranishmit i përshëndeti zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.