Në Londër u festua 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, i pranishëm edhe Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër. ZKM-ja bën të ditur se në një ceremoni solemne, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të […]

Në Londër u festua 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, i pranishëm edhe Kurti
ne-londer-u-festua-16-vjetori-i-pavaresise-se-kosoves,-i-pranishem-edhe-kurti

ne-londer-u-festua-16-vjetori-i-pavaresise-se-kosoves,-i-pranishem-edhe-kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër.

ZKM-ja bën të ditur se në një ceremoni solemne, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër, si dhe bashkatdhetarë tanë, në ambientet e “The Royal Horseguards”, kryeministri Kurti pati një fjalë rasti.

Ai tha se Londra është një vend i shkëlqyeshëm për të festuar pavarësinë e Kosovës, duke qenë kryeqyteti i një vendi mik e partner dhe mbështetës i palëkundur i pavarësisë sonë.

“Në mesin e thirrjeve të fuqishme për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, Mbretëria e Bashkuar ishte njëri ndër zërat më të lartë dhe më të fortë. Në vitin 1999, mbështetja për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë ishte më larta në përqindje në mesin e britanikëve se në çdo vend tjetër të NATO-s”, tha kryeministri Kurti.

Yuyje thuhet se fjalë mirëseardhëse në këtë ceremoni, pati edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti i cili foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves. /FrontOnline/