Në Maqedoninë e Veriut u rrit numri i udhëtarëve që e shfrytëzuan transportin ajror

Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut ka arritur të regjistron rritje për 40.9 %të numrit të udhëtarëve sivjet në tremujorin e dytë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. Në tremujorin e dytë janë regjistruar 843 654 udhëtarë në transportin ajror, kurse në periudhën e njëjtë vitin e kaluar u regjistruan […]

Në Maqedoninë e Veriut u rrit numri i udhëtarëve që e shfrytëzuan transportin ajror
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, foto: Portalb.mk

Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut ka arritur të regjistron rritje për 40.9 %të numrit të udhëtarëve sivjet në tremujorin e dytë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në tremujorin e dytë janë regjistruar 843 654 udhëtarë në transportin ajror, kurse në periudhën e njëjtë vitin e kaluar u regjistruan 598 792 udhëtarë.

Në tremujorin e dytë ka pasur gjithashtu 71.1 % më shumë udhëtarë sesa në tremujorin e parë të këtij viti.

“Në tremujorin e dytë 2023, krahasuar me tremujorin e dytë 2022, sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave është ulur me 19.6 %, në transportin hekurudhor është ulur me 32.3 %, ndërsa në transportin ajror është ulur me 19.3 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në transportin hekurudhor sivjet është regjistruar ulje e numrit të udhëtarëve për 30.4 përqind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.