Nënkryetari i LDK-së:  E kemi pranuar draftin e Asociacionit, ne s’japim komente

Bashkimi Evropian u ka dorëzuar partive politike opozitare edhe zyrtarisht një kopje në gjuhën angleze të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Front Online. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanw konfirmuar se një kopje e draft-statutit të Asociacionit u është dorëzuar dje në gjuhën angleze. “Përfaqësuesesi i Zyrës së Bashkimit Evropian […]

Nënkryetari i LDK-së:  E kemi pranuar draftin e Asociacionit, ne s’japim komente
nenkryetari-i-ldk-se: -e-kemi-pranuar-draftin-e-asociacionit,-ne-s’japim-komente

nenkryetari-i-ldk-se: -e-kemi-pranuar-draftin-e-asociacionit,-ne-s’japim-komente

Bashkimi Evropian u ka dorëzuar partive politike opozitare edhe zyrtarisht një kopje në gjuhën angleze të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Front Online.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanw konfirmuar se një kopje e draft-statutit të Asociacionit u është dorëzuar dje në gjuhën angleze.

“Përfaqësuesesi i Zyrës së Bashkimit Evropian na ka dorëzuar dje një kopje të draft-statutit”, ka thënë nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri pwr Front Online.

I pyetur se kur pritet që të japin komentet e tyre si parti rreth këtij drafti, ai ka shtuar se dokumentin dëshirojnë ta shohin prej kryeministrit Albin Kurti.

“Pse duhet me dhënë ne komente. Ne dokumentin dëshirojmë me pa prej kryeministrit sepse dokumenti validitetin dhe seriozitetin e ka te kryeministri”, ka shtuar ai.

Front Online ka kërkuar përgjigje edhe nga dy partitë e tjera opozitare për këtë çështje, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje./Front Online/