Nesër do të vazhdojë seanca e Këshillit mbikëqyrës të M-NAV për ndërrimin e drejtorëve

Seanca e Këshillit mbikëqyrës në ofruesin kombëtar të shërbimeve të aviacionit M-NAV për ndërrimin e udhëheqësisë vazhdon edhe nesër, deri në kompletimin e gjithë dokumentacionit, njoftojnë nga M-NAV, raporton MIA. Këshilli mbikëqyrës në M-NAV pasdite e ka filluar seancën për ndryshimet në udhëheqësi, konform drejtimeve që i ka marrë nga Qeveria më 9 janar, ndërsa […]

Nesër do të vazhdojë seanca e Këshillit mbikëqyrës të M-NAV për ndërrimin e drejtorëve
Ministri Bllagoj Boçvarski për vizitë në M-NAV. Foto: M-NAV

Seanca e Këshillit mbikëqyrës në ofruesin kombëtar të shërbimeve të aviacionit M-NAV për ndërrimin e udhëheqësisë vazhdon edhe nesër, deri në kompletimin e gjithë dokumentacionit, njoftojnë nga M-NAV, raporton MIA.

Këshilli mbikëqyrës në M-NAV pasdite e ka filluar seancën për ndryshimet në udhëheqësi, konform drejtimeve që i ka marrë nga Qeveria më 9 janar, ndërsa pas sulmit në institucion në fillim të muajit – t’i shkarkojë kryetarin e Këshillit drejtues Fahrudin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv të sektorit Lube Stamenovski dhe në vend të tyre të emërojë Hekuran Asanin dhe Milan Koraqin, konfirmuan për MIA-n nga Shërbimi për informim në M-NAV.

“Seanca e Këshillit mbikëqyrës do të vazhdojë edhe nesër deri në plotësimin e të gjithë dokumentacionit, licencave, lejeve etj., si dhe kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët e propozuar nga Qeveria për anëtarë të Bordit drejtues, bëjnë të ditur për MPB-në nga M-NAV.

Pas emërimit të drejtorëve të rinj, siç sqarojnë M-NAV, vijon nënshkrimi i procesverbalit nga mbledhja dhe dërgimi i dokumentacionit të nevojshëm në Regjistrin qendror, nga ku merret vendimi. Përfundimi i të gjitha procedurave pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Pas emërimit të drejtorëve të rinj, siç sqarojnë nga M-NAV, vijon nënshkrimi i procesverbalit të seancës dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm në Regjistrin qendror nga ku merret vendimi, ndërsa përfundimi i të gjitha procedurave pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Kryetari i Këshillit mbikëqyrës në M-NAV është Kristian Mihajllovski, ndërsa anëtarë Edmond Kaliqi dhe Dimitar Xhekov.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore Penale e RMV-së caktoi masë paraburgimi shtëpiak për Bekim Nezirin dhe katër personat e përfshirë në rastin e sulmit në ofruesin kombëtar të shërbimeve të aviacionit, SH.A ‘’M-NAV’’.

Tre inspektorë nga Inspektorati shtetëror i punës (ISHP) hynë në M-NAV dhe filluan me mbikëqyrjen inspektuese.

Pakënaqësitë në M-NAV kanë nisur prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës. Qeveria me kërkesë të Sindikatës shkarkoi drejtorët e M-NAV, ndërsa bordi Mbikëqyrës në M-NAV pritet të zyrtarizojë shkarkimin e drejtorit dhe kryetarit të Bordit, Fahrudin Hamidi dhe drejtorit ekzekutiv sektorial, Ljube Stamenkovski dhe në vend të tyre të emërojë Hekuran Asanin dhe Milan Koraq. Me shkarkimin e drejtorëve u ndalua greva e paralajmëruar dhe kërcënimi për mbylljen e hapësirës ajrore nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror.