Nesër mblidhen deputetët, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës nesë do të mbajë seancë plenare. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00. Në rend dite pritet të shqyrtohen 11 pika. Rendi i ditës: 11. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale, […]

Nesër mblidhen deputetët, ky është rendi i ditës
neser-mblidhen-deputetet,-ky-eshte-rendi-i-dites

neser-mblidhen-deputetet,-ky-eshte-rendi-i-dites

Kuvendi i Kosovës nesë do të mbajë seancë plenare.

Seanca pritet të fillojë në ora 10:00.

Në rend dite pritet të shqyrtohen 11 pika.

Rendi i ditës:

11. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil./Front Online