Nga Moska në Siberi: Grafiti “Kur ushtria kthehet në Kosovë” u shfaq në mbarë Rusinë

Grafitet me mbishkrimin “Kur ushtria kthehet në Kosovë” janë shfaqur në disa lokacione në Moskë. Në një stil të dallueshëm, muret janë lyer me tringjyrëshen serbe dhe shkronja të verdha, transmeton Portalb.mk nga Atvbl.rs. Mbishkrimet u panë gjithashtu në Shën Petersburg, Yekaterinburg, Saratov, Tyumen dhe Orel, thënë ndryshe nga Moska në Siberi. Kujtojmë se të […]

Nga Moska në Siberi: Grafiti “Kur ushtria kthehet në Kosovë” u shfaq në mbarë Rusinë
Nga Moska në Siberi: grafiti “Kur ushtria kthehet në Kosovë” u shfaq në mbarë Rusinë. Foto: Atvbl.rs

Grafitet me mbishkrimin “Kur ushtria kthehet në Kosovë” janë shfaqur në disa lokacione në Moskë. Në një stil të dallueshëm, muret janë lyer me tringjyrëshen serbe dhe shkronja të verdha, transmeton Portalb.mk nga Atvbl.rs.

Mbishkrimet u panë gjithashtu në Shën Petersburg, Yekaterinburg, Saratov, Tyumen dhe Orel, thënë ndryshe nga Moska në Siberi.

Kujtojmë se të ngjashëm u shfaqën në të gjithë rajonin, në Republikën Srpska dhe Mal të Zi, ndërsa organizatat joqeveritare protestuan në Serbi.

Madje dje, shoqata “KROKODIL” mbajti një “konferencë urgjente për shtyp”, ku i tha se grafiti është kërcënues, i tmerrshëm dhe se autoritetet duhet të reagojnë.

Pasi anëtarët e organizatave joqeveritare denoncuan një pjesë të grafitit në Slavi, më pas u shfaq një grafit i ri dhe më i madh i cili u shkrua në pjesë të Beogradit, dhe në vende tjera në Serbi.

Rikujtojmë që Veriu i Kosovës i cili është i banuar kryesisht me serbë vazhdimisht ka probleme etnike. Tensionet janë rritur muajve të fundit përsëri pas dorëheqjes së policëve serbë në veri dhe zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore. Më shumë për këtë pjesë mund të lexoni KËTU.