Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Zajm të Klinës

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Zaim të Komunës së Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zaim të Komunës së Klinës, tre persona janë […]

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Zajm të Klinës

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Zaim të Komunës së Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zaim të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”, ka thënë Gashi.