Nuk do të mblidhen serbët në Gazimestan më 28 qershor

Serbët nuk do të mblidhen në Gazimestan më 28 qershor – lajmi jepet pas takimit të Komandantit të KFOR’it me Teodosijen. Peshkopi Teodosije ka njoftuar se ka marrë vendim që “Vidovdanin” e sivjetmë të mos e mbajnë në Gazimestan, por në Manastirin e Graçanicës. Kjo për arsye të situatës aktuale, duke pretenduar se s’ka siguri […]

Nuk do të mblidhen serbët në Gazimestan më 28 qershor

Serbët nuk do të mblidhen në Gazimestan më 28 qershor – lajmi jepet pas takimit të Komandantit të KFOR’it me Teodosijen.

Peshkopi Teodosije ka njoftuar se ka marrë vendim që “Vidovdanin” e sivjetmë të mos e mbajnë në Gazimestan, por në Manastirin e Graçanicës.

Kjo për arsye të situatës aktuale, duke pretenduar se s’ka siguri pas arrestimeve të fundit nga Policia e Kosovës.

Në një komunikatë të publikuar nga Manastiri i Deçanit thuhet gjithashtu se kanë kërkuar mbrojtje shtesë nga KFOR-i për mbajtjen e “Vidovdanit”.

“Duke marrë parasysh situatën jashtëzakonisht të vështirë në Kosovë, ku populli ynë aktualisht po jeton në një gjendje të pasigurisë dhe ndjen mungesë të të drejtave dhe lirive elementare, veçanërisht pas serisë së fundit të arrestimeve dhe keqpërdorimeve të serbëve të paraburgosur, si peshkop dioqezan, me përgjegjësi të plotë baritore, kam marrë vendimin.

Këtë vit do të mbahet në manastirin e Graçanicës,pas “Liturgjisë Hyjnore” më 28 qershor.

Manastiri tha se kjo është hera e parë që kur përfundoi lufta që kjo festë nuk mbahet në Gazimestan, duke pretenduar se janë mosbesues ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat i akuzoi se “i kanë sjellë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë në nivelin më të ulët në 24 vitet e fundit”.

Ky vendim vjen pas takimit që pati Peshkopi Teodosije me komandantin e KFOR-it Ristuccia.

Për këtë takim, KFOR në një njoftim tha se Peshkopi shkoi në këtë vizitë për shkak të situatës në Veri, derisa tha se pozicionimi i Kishës Serbe është që situata të zgjidhet me dialog.

“Ai shprehu shqetësimet e tij për përshkallëzimin e fundit të tensioneve duke ripohuar se Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur vendosmërisht qëndrimin se të gjitha problemet aktuale duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut”.