Numri i lëndëve në gjykata ka filluar të pakësohet

Numri i madh i lëndëve në gjykata, në vitin 2023 ka filluar të pakohet, por kthimi i lëndëve në rishqyrtim vazhdon të mbetet i lartë. Gjatë vitit 2023, Gjykata Supreme ka marrë 2702 vendime ajo e Apelit 7002 mijë vendime, Komercialja mbi 4 mijë vendime, Gjykata Themelore mbi 3 mijë e 500 vendime. Dhoma e […]

Numri i lëndëve në gjykata ka filluar të pakësohet
numri-i-lendeve-ne-gjykata-ka-filluar-te-pakesohet

numri-i-lendeve-ne-gjykata-ka-filluar-te-pakesohet

Numri i madh i lëndëve në gjykata, në vitin 2023 ka filluar të pakohet, por kthimi i lëndëve në rishqyrtim vazhdon të mbetet i lartë. Gjatë vitit 2023, Gjykata Supreme ka marrë 2702 vendime ajo e Apelit 7002 mijë vendime, Komercialja mbi 4 mijë vendime, Gjykata Themelore mbi 3 mijë e 500 vendime.

Dhoma e posaçme e gjykatës supreme gjatë muajit janar do të ketë plotësim ndryshime ka thënë për RTK-në Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së.

Zogaj tha se do të  ketë  plan të veprimit për secilën gjykatë për materiet e grumbulluara  dhe po rishikohet udhëzuesi për politikë ndëshkimore , ku do të përcaktohen parametrat e vlerësimit të gjyqtarëve  sipas  mënyrës se si ata e kanë  zbatuar politikën ndëshkimore.

Ai tha se gjyqësori është i përfshirë në reformë derisa foli për mundësinë e Vetingut në Gjyqësor.

“KPK dhe KGJk i nevojitet një veting i jashtëm, për dy trupa, trupën e këshillit gjyqësor dhe kryetarëve të gjykatave dhe i nevojitet fuqizim i mekanizmave të brendshëm për tërë sistemin. Këto dy çështje kanë edhe perspektiva të ndryshme të ndryshimeve sepse trupa jashtë mund të formohet vetëm me ndryshime kushtetuese. Ne do të presim vendimin e gjykatës kushtetuese dhe pas vendimit të gjykatës kushtetuese me supozimin që do të krijohen ndryshimet do të shohim se a mund  të ndryshohet kushtetuta. Është një proces kompleks, prandaj ne kemi qenë shumë të përkushtuar që të ndodhë reforma e brendshme me ndryshime ligjore sepse mendojmë që në substancë e arrin efektin  pasi që vet anëtarët e Këshillit dhe kryetarët e gjykatave janë gjyqtarë të gjykatave të ndryshme që i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga një trup e brendshme”, tha Zogaj.

Sipas tij esenca është që duhet të ndërtohet një trup e cila bënë vlerësime permanente dhe siguron objektivitet në vlerësim duke siguruar që kandidatët që futen në sistem gjyqësor të kenë integritet personal dhe moral, por njëkohësisht të sigurohet që ata që janë pjesë e gjyqësorit i përmbushin konditat e standardeve etike profesionale.

Pavarësisht vëllimit të punës, numrit të lëndëve, kryesuesi Albert Zogaj tha se buxheti i KGJK-së për vitin 2024 nuk lejon rekrutimin e asnjë zyrtari, mirëpo një gjë e tillë do të bëhet e mundur pas daljes në pension të të punësuarve aktualë.

“Megjithatë, ne, do të kemi regrutime në vitin 2024 për shkak se trendi i pensionimeve në administratë dhe tek gjyqtarët ka qenë në numër të konsiderueshëm. Në sistemin  gjyqësor pensionohen diku 25  gjyqtarë brenda viti dhe kjo i bie që brenda vitit të kemi edhe vende të paplotësuara por njëkohësisht edhe vende që shkojnë në pension, ndërsa numri që mund të rekrutohet është 5 gjyqtar pa përjashtuar edhe një numër rreth 150 të zyrtarëve në administratën gjyqësore”, ka shtuar ai.

Zogaj theksoi se një prej shqetësimeve për KGJK-në mbetet pagesa për personat që qëndrojnë kundërligjshëm në paraburgim. Ai tha se numri i madh rasteve në masë të paraburgimit  do të bjerë gjatë vitit 2024, duke ndikuar në zvogëlimin e kërkesave për kompensim.