Nxënësit po largohen nga RMV: Nga viti në vit, gjithnjë e më shumë karrige të zbrazura nëpër shkolla

Në shkollat e një ndër komunave më të mëdha të Shkupit, në Aerodrom , këtë vit ka 829 nxënës të ri të regjistruar. Vitin e kaluar në të njëjtën komunë ka pasur 933 nxënës të klasës së parë. Arsimtarët frikësohen se do të vijë edhe deri te mbyllja e shkollave në vend, raporton Zëri i […]

Nxënësit po largohen nga RMV: Nga viti në vit, gjithnjë e më shumë karrige të zbrazura nëpër shkolla
Shkollë, klasë, arsim, mësim, nxënës, provim

Në shkollat e një ndër komunave më të mëdha të Shkupit, në Aerodrom , këtë vit ka 829 nxënës të ri të regjistruar. Vitin e kaluar në të njëjtën komunë ka pasur 933 nxënës të klasës së parë. Arsimtarët frikësohen se do të vijë edhe deri te mbyllja e shkollave në vend, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Gjithnjë e më pak ka nxënës të klasës së parë në gjithë vendin. Këtë e tregojnë edhe të dhënat nga disa komuna. Numri i nxënësve në klasë të parë është zvogëluar për disa dhjetëra, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Kështu, në shkollat në një ndër komunat më të mëdha të Shkupit, Aerodrom, këtë vit ka 829 nxënës të ri të regjistruar. Vitin e kaluar në të njëjtën shkollë ka pasur 933 nxënës të klasës së parë. Në Komunën Qendër, përsëri këtë vit ka pasur 564 nxënës në klasë të parë, ndërsa vitin e kaluar kanë pasur 609 nxënës të klasës së parë.

Situata në territorin e Komunës Karposh, nga ana tjetër duket të jetë më e mirë. Atje këtë vit janë regjistruar 691 nxënës të klasës së parë, gjegjësisht vetëm 10 më pak se vitin e kaluar. Por nëse merret parasysh se komuna përfshin 10 shkolla fillore dhe disa vendbanime, atëherë numri është larg solides.

Këto të dhëna tregojnë se kryeqyteti i Shkupit më nuk është imun ndaj zbrazjes së karrigeve shkollore.

“Vitet e kaluara, shpërngulja ishte më e shprehur në qytetet e tjera. Mirëpo, kohën e fundit e gjithë kjo po ndodh edhe në kryeqytet. Gjithnjë e më shumë nxënësit po shpërngulen, së bashku me familjet e tyre”, thotë Maja Ivanovska, pedagoge në një shkollë fillore në Shkup.

Trendi i uljes së regjistrimit të nxënësve të rinj është në vazhdimësi që nga vitet e kaluar dhe po ndodh në të gjithë territorin e vendit.

“Në shkollën time ku unë punoj, për shembull, në fillim të vitit shkollor 2002/2003, numri i nxënësve ka qenë diku mbi 1300. Por, në fillim të këtij viti shkollor, numri i nxënësve është diçka më shumë se 880. Kjo do të thotë se në afat prej 20 viteve, një e katërta e nxënësve janë çregjistruar, gjegjësisht nuk janë nxënësit tanë më”, njoftoi Igor Bogdanoski, kujdestar klase në shkollën fillore komunale “Bllazhe Koneski” në Prilep.

Zvogëlimi nxënësve çon edhe deri te mbyllja e tërë paraleleve

“Numrat e viteve të fundit janë edhe më shumë alarmante. Katër klasa janë mbyllur. Kjo do të thotë se më pak, katër arsimtarë nuk janë më të punësuar në shkollën tonë”, shtoi arsimtari Bogdanoski.

Rreziku i mbylljes së shkollave?

Mbyllja e paraleleve, në mënyrë të drejtpërdrejte ndikon mbi ekzistencën e shkollave.

“Ligji për shkollat fillore parasheh numër të caktuar të nxënësve në një paralele. Kjo është që në 20 deri në 30 nxënës. Kështu që, nëse vazhdon ky trend i zvogëlimit të nxënësve, në shkolla të caktuara mund të ndodhë edhe zvogëlimi i paraleleve. Më pas edhe mbyllja e shkollave”, alarmoi pedagogjia Ivanovska.

Arsimtarët thonë se mes tyre që largohen me të gjithë familjen janë edhe shumë nxënës cilësor.

“Në Maqedoninë e Veriut kemi me të vërtetë nxënës shumë të mirë, solidë. Fatkeqësisht, ata nxënës largohen nga vendi. Kjo neve, si arsimtarë nuk na pëlqen për shkak se ne, si vend na nevojiten nxënës cilësor të cilët do të vazhdojnë këtu”, vlerësoi Vesna Boshkovska, arsimtarja e shkollës fillore “Kirill Pejçinoviq” në Kisella Vodë, në Shkup.

Përveç nxënësve, largohen edhe vetë arsimtarët. Vendet e tyre të punës rëndë mbushen. Arsyeja për këtë, siç thonë përfaqësuesit nga fusha e arsimit, është se në fakultet gjithnjë e më pak po prodhojnë kuadër të ri.

Gjithnjë e më pak kuadër pedagogjik nga fakultetet

“Arsimtarë të interesuar që të punojnë me nxënësit, kemi gjithnjë e më pak. Ky është problem sistematik, sepse në një numër të madh të fakulteteve në vend kemi nga një, dy ose tre arsimtarë që do të punonin” analizoi arsimtari dhe kujdestari Bogdanoski.

Në mungesë të një zgjidhjeje efikase për ta tejkaluar mungesën e edukatorëve të rijnë, një pjesë e arsimtarëve vetë mundohen që t’i inkurajojnë nxënësit të bëhen kolegë të tyre të ardhshëm.

T’i motivojmë nxënësit

“Koha ecën përpara, punët ndryshojnë. Prandaj, ne si arsimtarë duhet ta ndjekim këtë trend. T’i motivojmë nxënësit, pra t’i inkurajojmë që ta ndjekin profesionin tonë”, tha arsimtarja e paraleles Boshkovska.

Arsyet e largimit të plotë të familjeve janë të shumta. Personat që janë të kyçur në procesin arsimor apelojnë që zgjidhja e problemit të kërkohet në nivel të tërë shoqërisë.

“Politikat duhet ndryshuar. Medoemos të krijohet cilësi. Partitë politikane duhet të dalin nga institucionet, të kërkohet cilësi, gjegjësisht kritere. Nëse ka kritere në punësime, dhe njëjte atëherë do të kemi edhe shfrytëzues të kënaqur të shërbimeve”, apeloi pedagogjia Ivanovska.

Ajo që ende jep shpresë është vetëdijesimi i arsimtarëve të përcjellin  ditur te nxënësit që kanë mbetur në mjediset më të vogla.

“Në vendet rurale ekzistojnë shkolla që kanë nga një, dy ose tre fëmijë. Dhe ata ende ekzistojnë. Kjo është për shkak të entuziazmit edhe të komunës edhe të arsimtarëve që kalojnë edhe nga 60 kilometra në ditë që të mbërrin vetëm për një fëmijë”, njoftoi arsimtari Bogdanoski.

Viti i kaluar shkollor ka pasur 1500 nxënës më pak

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave numri total i nxënësve në shkollat fillore në fillim të vitit të kaluar shkollor ka qenë 185.099 fëmijë. Kjo është përafërsisht për 1500 nxënës më pak se vitin e kaluar.

Numrat e plotë të nxënësve të regjistruar në vitin e ri shkollor ende nuk janë bërë publike. Por, duke u nisur nga trendi aktual ka shumë gjasa që këtë vit mësimi të zhvillohet me shumë banka boshe nëpër shkolla.