OKB-ja thotë se ka dëshmi se krime lufte janë kryer edhe në Gaza, edhe në Izrael

Tashmë ka “dëshmi të qarta” se krime lufte mund të jenë kryer në shpërthimin e fundit të dhunës në Izrael dhe Gaza, ka thënë këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net. Në një deklaratë, komisioni i pavarur hetimor i OKB-së për territorin e pushtuar palestinez ka bërë thirrje që të […]

OKB-ja thotë se ka dëshmi se krime lufte janë kryer edhe në Gaza, edhe në Izrael
Pasojat nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. Foto: AA

Tashmë ka “dëshmi të qarta” se krime lufte mund të jenë kryer në shpërthimin e fundit të dhunës në Izrael dhe Gaza, ka thënë këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net.

Në një deklaratë, komisioni i pavarur hetimor i OKB-së për territorin e pushtuar palestinez ka bërë thirrje që të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin ndërkombëtar dhe kanë shënjestruar civilët, të mbahen përgjegjës për krimet e tyre, ka raportuar të martën The Guardian.

Ka thënë se ka mbledhur dëshmi “të krimeve të luftës të kryera nga të gjitha palët” që nga e shtuna kur Hamasi nisi sulmin në Izrael.

“Raportimet se grupe të armatosura nga Gaza kanë vrarë qindra civilë të paarmatosur janë të neveritshme dhe nuk mund t tolerohen. Marrja e pengjeve dhe përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore janë krime lufte.

Komisioni ka shtuar se po ashtu është “i shqetësuar thellë” nga deklarimi i Izraelit për një rrethim të plotë të Gazës. Privimi nga uji, ushqimi, elektriciteti dhe karburanti “pa dyshim do të kushtojë më jetë njerëzish dhe paraqet dënim kolektiv”.

U ka bërë thirrje forcave izraelite dhe grupeve të armatosura palestineze që t’i përmbahen të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe ligjit për të drejtat e njeriut.

“Komisioni thekson se e vetmja rrugë drejt fundit të dhunës dhe arritjes së paqes së qëndrueshme është përmes adresimit të shkaqeve rrënjësore të konfliktit, përfshirë përmes përfundimit të okupimit ilegal të territorit palestinez dhe njohjes së të drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje”.