Opozita akuzon Vuçiqin: Po e dërgon Serbinë drejt izolimit

Kryetari i Liberalëve dhe Demokratëve, Djordjo Zhujovic ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka humbur autoritetin në shtet dhe shoqëri dhe se me politikat e tij po e çon vendin në izolim, ndaj duhet të japë dorëheqjen. Aleksandar Vuçiq e ka humbur autoritetin në shtet dhe shoqëri dhe po e çon vendin […]

Opozita akuzon Vuçiqin: Po e dërgon Serbinë drejt izolimit
opozita-akuzon-vuciqin:-po-e-dergon-serbine-drejt-izolimit

opozita-akuzon-vuciqin:-po-e-dergon-serbine-drejt-izolimit

Kryetari i Liberalëve dhe Demokratëve, Djordjo Zhujovic ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka humbur autoritetin në shtet dhe shoqëri dhe se me politikat e tij po e çon vendin në izolim, ndaj duhet të japë dorëheqjen.

Aleksandar Vuçiq e ka humbur autoritetin në shtet dhe shoqëri dhe po e çon vendin në izolim me politikat e tij, ndaj duhet të japë dorëheqjen”, ka theksuar Zhujovic në një deklaratë me shkrim, transmeton FrontOnline.

Sipas fjalëve të tij, “Dorëheqja e Vuçiqit, të cilën ai qartë as nuk e mendon, do të ishte një akt moral, pasi përgjegjësia e tij është e dukshme”.

“Ai ka humbur çdo lloj autoriteti në shtet dhe shoqëri dhe çdo dalje e tij në media me këtë rast e diskrediton me shumë veten”, ka vlerësuar Zhujovic.

Siç tha Zhujovic, Vuçiq “në vend që t’i drejtohet audiencës së tij, e cila vetë nuk beson më në shfaqjet e drejtuara, para së gjithash i detyrohet një përgjigje në pyetjen se si Milan Radoiçiq është ende në liri, dhe jo të zgjedhë prokurorin e supozuar, pasi është e qartë se kush është këtu gjyqtar, prokuror, polic e gjithçka tjetër”.

Po ashtu, Zhujovic pyeti, “ku i mori armët formacioni paraushtarak i Radoiçiqit, kush ia dorëzoi ato armë grupit të tij dhe si ndodh që BIA nuk di asgjë për këtë”.

Ai ka theksuar se “gjithçka që është bërë në Banjska është kundër interesave të Serbisë, andaj Radoiçiq duhet të përgjigjet për krime të shumta, para së gjithash për vdekjen e katër personave”.

“Vuçiq mban përgjegjësi politike, sigurisht tani për tani, dhe çdo përgjegjësi tjetër e mundshme duhet të hetohet, pasi kjo është një ngjarje e klasit të parë që nuk do të heqë nga rendi as fjalët për zgjedhje të manipuluara”, tha Zhujovic./FrontOnline/