ORCA ngre alarmin: Aktivisti “mashtrues” i VV-së po tenton të bëhet anëtar bordi në AKK

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një aksioni protestues denoncoi sot tentimin për atë që e quajtën si kapjen e agjencive të pavarura shtetërore nga eksponentët e pushtetit. Koordinatori i aktiviteteve nga ORCA, Dibran Hoxha theksoi përpjekjen e shkencëtarit Driton Vela për t’u zgjedhur anëtar i bordit të Agjencisë së Kosovës për […]

ORCA ngre alarmin: Aktivisti “mashtrues” i VV-së po tenton të bëhet anëtar bordi në AKK
orca-ngre-alarmin:-aktivisti-“mashtrues”-i-vv-se-po-tenton-te-behet-anetar-bordi-ne-akk

orca-ngre-alarmin:-aktivisti-“mashtrues”-i-vv-se-po-tenton-te-behet-anetar-bordi-ne-akk

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një aksioni protestues denoncoi sot tentimin për atë që e quajtën si kapjen e agjencive të pavarura shtetërore nga eksponentët e pushtetit.

Koordinatori i aktiviteteve nga ORCA, Dibran Hoxha theksoi përpjekjen e shkencëtarit Driton Vela për t’u zgjedhur anëtar i bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Hoxha listoi disa prej mashtrimeve, që sipas tij, i ka bërë ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Driton Vela, lidhur me zhvillimin profesional të tij.

“Për fat të keq të tij e të mirë të Kosovës, tentativa e Driton Velës për ta kapur këtë pozitë dështoi, meqë përgjatë shqyrtimit të aplikimeve, komisioni zbuloi një fakt shokues. Driton Vela kishte tentuar ta mashtronte komisionin duke deklaruar në CV-në e tij dhe në formularin e aplikimit se në vitin 2021 kishte qenë bartës i programit të doktoratës Mjekësi Paraklinike në Universitetin e Prishtinës, kjo e dhënë po të mos zbulohej nga komisioni vlerësues, do bënte që ai me automatizëm të rangohej më lartë në listën e të rekomanduarve për anëtar të KSHC-së. Por, pas verifikimit të këtyre pretendimeve, komisioni e zbuloi mashtrimin e Velës dhe me insistimin e fortë të anëtares ndërkombëtare të komisionit Efka Eder, Driton Vela u diskualifikua nga konkursi”, tha Hoxha.

Tutje, Hoxha tha se Driton Vela ka vetëm dy artikuj shkencorë origjinalë, nga 13 sa ka paraqitur ai, sepse sipas tij, 10 janë “revieë articles” dhe një është meta-analizë.

Më tej, Hoxha thekson se Driton Vela ka bërë mashtruar në “Research Gate” kur ka pretenduar se ka një laborator “Driton Vela’s lab”, që sipas tij, në atë laborator listohet një punim i botuar në “Faseb Journal”, ku Vela nuk është autor.

“Driton Vela mashtron kur në njërën nga paraqitjet publike thotë se doktoratën e ka përfunduar në Shkup. Kjo është e pavërtetë. Ka dhjetëra postime të gatshme për publikun nga Universiteti i Prishtinës, të cilat konfirmojnë përfundimin e doktoratës se Velës në UP…  Shkencëtari Vela nuk ka ndonjë publikim në vitin 2022 dhe 2023, burimi: Google Scholar dhe Scopus Author Search”, u shpreh Hoxha.

Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se Vela ka marrë pjesë në konferenca të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, e që sipas tij, po të ishin arritjet e tij aq të njohura do të mund të depërtonte jashtë këtij qarku të ngushtë të këtyre vendeve.

Hoxha përmendi edhe profesorët, Bujar Dugollin e Ardian Kastratin, duke i quajtur plagjiatorë.

Ai akuzoi qeverinë për favorizim të kolegjeve private.

“Qeveri që favorizon kolegjet private duke ulë kriteret për akreditim, duke lejuar akreditim të programeve me persona pa kualifikime superiore akademike dhe së fundi një ish-kandidat për deputet nga radhët e VV-së që ja mësyjnë bordit të një agjencie të pavarur. Dritonat, Bujarat, Ardianat e Selimat janë tashmë fenomenë në vendin tonë, por lufta kundër tyre do të bëhet gjithmonë e më e fortë”, deklaroi Hoxha.

Ndryshe, në muajin e kaluar, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), përmes aksionit protestues “ Kthimi i trurit apo kapja e Universitetit”, ka shfaqur pakënaqësitë lidhur me emërimin e pozitave të ndryshme akademike në UP, duke potencuar se të gjitha dështimet në UP do t’ia faturojnë qeverisë Kurti.